Tahiri: Barrikadat do të hiqen me patjetër
Pëlqej
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka folur sërish për çështjen e barrikadave në veri, duke thënë se ata do të hiqen, por se duhet pak kohë që kjo të ndodhë.

Edita Tahiri iu kundërpërgjigj edhe Glauk Konjufcës, duke i treguar atij se gjithçka arrihet në Bruksel dhe se VV-ja nuk ka marrë pjesë në dialog, por vetëm sa i sheh gjërat në teori dhe se i duken të lehta.

“Nuk kam prirje me komentu atë çka flasin eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, se këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në procese të rënda, siç është çlirimi i Kosovës, pavarësimi, prandaj të gjitha çështjet i shohin lehtë e shpejtë”, tha Tahiri.

Ajo shtoi se barrikadat do të hiqen shpejt, por se duhen kaluar disa faza dialogimi të nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori