Real Madrid “harron” Mbappe, fokusohet te Haaland

Nasser Al-Khelaifi nuk pranon ta shesë Mbappe, aq më pak mohon edhe nisjen e negociatave.

PSG ka besim që do arrijnë të bindin Mbappe, derisa Real Madrid do pres edhe disa ditë për të parë situatën.

Sipas Marca, në rast që PSG vazhdon të refuzojë negociatat për Mbappe, Real Madrid do bëj gjithçka për blerjen e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Klubi gjerman ka refuzuar ofertat e disa klubeve për Haaland, siç ishte Chelsea që ofroi rreth 120 milionë euro.

Një vlerë prej 175 milionë euro mund ta bind Dortmundin, pavarësisht që thonë se nuk do ta shesin këtë verë.

Ditët e ardhshme të afatit veror do jenë shumë të ‘nxehta’ për “Los Blancos” duke marrë parasysh se ende nuk kanë realizuar ndonjë transferim.


Shtuar 19.08.2021 16:25