Tadiq mund të jap dorëheqje?
Presidenti serb Boris Tadiq planifikon që në prill të japë dorëheqje, në shenjë proteste ndaj ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në pjesën veriore të Kosovës, raportojnë mediat e Beogradit.

Sipas gazetës “Vesti”, në këtë mënyrë, lideri i Partisë Demokratike do të kishte kohë që ta shfrytëzojë funksionin e shefit të shtetit dhe aktivisht të marr pjesë në fushatën parazgjedhore, përderisa “dorëheqja për shkak të Kosovës” do të mund t’i sjellë ndonjë poen në këtë fushatë.

“Pra, edhe pse kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ka pak të tillë të cilët besojnë që UNMIK do ta ndihmojë Beogradin që në territorin e Kosovë të mund të organizojë zgjedhje lokale. Pushteti serb në veri të Kosovës ka kohë që është halë në sy të Bashkësisë Ndërkombëtare, për të cilën flet edhe kërkesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vizitës së saj në Beograd pati kërkuar shpërbërje të strukturave paralele në Kosovë”, shkruan gazeta.
Shtuar më 15/03/2012, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori