Tadiq bisedon me Eshton në telefon
Presidenti serb, Boris Tadiq, siç njofton agjencia e lajmeve, FoNet, ka pasur sot një bisedë telefonike me shefen e diplomacisë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, rreth mundësisë që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Siç citon kjo agjenci komunikatën nga kabineti i presidentit serb, Tadiq e Ashton biseduan edhe rreth tejkalimit të problemeve në dialogun teknik, që po zhvillohet në Bruksel midis BBeogradit e Prishtinës.

Tadiq citohet të ketë thënë se për Serbinë, sa i përket përfaqësimit rajonal të Kosovës, Rezoluta 1244 e KB për Kosovën është e pashmangshme.
Shtuar më 23/02/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori