Tadiç "përjashton" Kosovën në Ohër
Pëlqej
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka folur përpara personave që po përgatiten për të qenë liderë të rinj në Ohër.

Ai ka shpjeguar se si mund të kemi liderë të rinj, që udhëheqin shoqëritë ballkanase, e cila ka njohur kaq shumë probleme.

"Evropa po përballet me sfida të mëdha, ndërsa Ballkani është rajoni më pragmatik dhe tradicionalisht më i vështiri. Një nga problemet e Ballkanit është lodhaja në një zgjerim të BE-së, e cila po ashtu ka probleme", ka moderuar Tadiç.

Kur ka përmendur vendet e rajonit, Tadiçi duket se "e harroi" Kosovën, dhe përmendi vetëm Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Serbinë. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori