Tadiç flet për të drejtat e Serbisë në Kosovë
Boris Tadiç
Sipas burimeve të gazetës serbe Blic, zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 6 maj. Pos zgjedhjeve presidenciale, atë ditë do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

“Këto zgjedhje duhet të jenë vërtetim i unitetit të Serbisë dhe pajtimit rreth qëllimeve strategjike – hyrjes së vendit në BE, por edhe respektimit të të drejtave dhe identitetit nacional, si dhe të drejtave legjitime të Serbisë në Kosovë e Metohi”, tha sot presidenti serb Tadiq gjatë një vizite në një fshat të komunës Kuçevo.

Ai shtoi se pikërisht këto janë “vijat e kuqe” rreth të cilave duhet të pajtohen të gjithë dhe për të cilat udhëheqja e Serbisë i flet bashkësisë ndërkombëtare.
Shtuar më 09/03/2012, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori