Ta ndihmojmë Libertën!
Liberta që vuan nga sëmundja e cila njihet si anemi plastike ka nevojë urgjente për transplantim të palcës kurrizore, kjo pasi që palca e saj nuk prodhon rruaza të kuqe gjaku, gjë që i vështirëson asaj shumë jetën.

Si mungesë e prodhimit të rruazave të gjakut, ajo çdo dy ditë duhet të shkoj në spital për tu furnizuar me gjak.

infoGLOBI ka kontaktuar me nënën e Libertës, Shqipe Ahmetin, e cila ka bërë të ditur se transplantimi i palcës mund të bëhet vetëm jashtë shtetit dhe se familja e saj e ka të pamundur të sigurojë atë shumë të parave.

“Një spital që e kemi kontaktu në Gjermani na ka kthyer pergjigje me shkrim ku thuhet se trajtimi kushton 250mijë euro duke mos i llogaritur fjetjen në spital, ushqimin e pacientit e as testimin e donatorëve për transplant të palcës… kështu që shuma e përgjithshme e tejkalon 250mijë euro” ka thënë nëna e vajzës. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori