E FUNDIT/ U bënë "tmerri" i Kamzës, policia u jep fund grupit të adoleshentëve
Ta gëzojmë vetëm demarkacionin dhe raportin pozitiv, viza s'ka
Pritjet e Kosovës për liberalizim vizash këtë vit po marrin goditjen përfundimtare. Disa nga vendet kryesore të BE-së tashmë e kanë bërë të qartë se heqja e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit, edhe nëse Komisioni Evropian del me rekomandim pozitiv.

Periudha pas pranverës së vitit 2019 përmendet si opsion, por ka që flasin edhe për vitin 2020, si mundësi më realiste.

Sido që të jetë, disa burime të ndryshme që kanë folur me kusht anonimiteti kanë thënë se heqja e vizave për kosovarët nuk duhet pritur të ndodhë këtë vit, pa marrë parasysh rekomandimin që pritet të vjen nga Komisioni Evropian.

Arsyet duket të jenë të shumta. Zyrtarisht, përmendet mospërmbushja e kushtit të fundit për heqjen e vizave: luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Disa prej kryeqyteteve evropiane nuk shohin përparimin e kërkuar në luftën kundër korrupsionit, edhe pse lavdërojnë Prishtinën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.


Shtuar më 29/06/2018, ora 07:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori