EMRI/ 36-vjeçari gjendet i pajetë në një bunker në Tiranë, familjarët e kërkonin prej ditësh

Mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë brenda në bunker shtetasi i identifikuar Igli Çelmeta, 36 vjeç.

Ka qenë vetë vëllai i viktimës, i cili ka bërë denoncim për humbjen e tij, një ditë më parë.

Rezulton se 36-vjeçari ka qenë përdorues i lëndeve narkotike. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune dhe është çuar në morg për ekzaminim të mëtejshëm për te përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.