Lincoln – Prishtina ende pezull, mbërrijnë delegatët e UEFA-s

Delegatët e UEFA-s tashmë gjenden në ‘Victoria Stadium’, aty ku duhet të zhvillohet ndeshja mes Lincoln dhe FC Prishtinës.

Vendasit janë paraqitur në fushë për përgatitjet e fundit para ndeshjes, ndërsa FC Prishtina ka vetëm dhjetë lojtarë në dispozicion.

Te skuadra e FC Prishtinës janë tetë futbollistë që kanë dalë pozitiv me COVID-19, gjë e cila do të pamundësojë zhvillimin e ndeshjes.


Shtuar 22.08.2020 14:40