Shtohet lista e të dyshuarve
Update- Fillon të shtohet lista e të dyshuarve në rastin “Grupi i Drenicës”. Në gjykatë është sjellë edhe Avni Zabeli, pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan Indeksoline.

Ndërkohë që prokurori Salustro ka kërkuar paraburgim për të gjithë të dyshuarit. /albeu.com/


.............


15.51 Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit. Ndërsa Selimi futej në Gjykatë shoqërohej nga një polic i EULEX-it.

Ish-komandanti i UÇK-së ka ardhur menjëherë nga Shqipëria pasi lajmërohet se akuzohej për krime lufte. Ndërkohë, dhjetëra qytetarë të Drenicës janë tubuar para Gjykatës së Apelit, duke pritur vendimin e për "Grupin e Drenicës". /albeu.com/


.................

13.11- Ndaj procedurave hetimore që po zhvillohen kundër gjeneralit Sylejman Selimi kanë reaguar banorët e fshatit Agarevë. Ata kanë shprehur indinjatën e thellë duke theksuar se bashkëfshtari i tyre është i pafajshëm dhe ka bërë luftë të drejtë.

“Ne, komuniteti i fshatit Aqarevë, duke e njohur punën dhe sakrificën e gjen.lejt.Sylejman Selimit, jemi plotësisht të bindur në pafajësinë e tij”, thuhet në reagimin e kryesisë së fshatit Aqarevë. /albeu.com/


......................


09.52- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi ka ardhur ditën e djeshme nga Tirana dhe sot pritet që të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, pasi dyshohet për krime lufte.

Tomë Gashi, avokat i tij ka thënë se Selimi nuk kishte asnjë ftesë për t,u paraqitur, por mbi të rëndojnë dyshime për krime lufte, shkruan Koha.

Për Selimin dhe të dyshuarit e tjerë seanca do të mbahet sot në orën 15.00. Akuza ndaj tyre është krime lufte – arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori