Syla jep dorëheqjen nga anëtarësia e LDD-së
Kryetari i Forumit të LDD-së dhe anëtar i Kryesisë qendrore të LDD-së Vigan Syla, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësia në Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Përmes një deklarate për shtyp, Syla thotë se tërhiqet nga LDD-ja "si rrjedhojë e rezultateve zgjedhore të 12 dhjetorit dhe zhvillimeve të brendshme në LDD që nga zgjedhjet e deri më sot".

"Në pajtim me shumicën e Kryesisë së Forumit Rinor dhe strukturave të Forumit Rinor nëpër degë kam vendosur që të jap dorëheqje nga anëtarësia në LDD. Anëtarët e tjerë të Kryesisë do të deklarohen individualisht për përcaktimin e tyre të metejshëm politik", thuhet në deklaratën e Vigan Sylës.
Shtuar më 05/01/2011, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori