Surroi: Të marrim pjesë në varrimin e Oliver Ivanovicit
Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, mendon publicisti e shkrimtari Veton Surrroi.

Surroi përmes një postimi në Facebook, konsideron se “Do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur lajmërimi i KuvenditKosovës për delegacionin parlamentar , të përbërë nga pushteti e opozita, që do të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit, ish deputet i KuvenditKosovës”, ka shkruar Surroi.

“Në momente të këtilla, gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar i bën nder institucionit dhe vendit”, ka shkruar ai.

Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i KuvenditKosovës, Oliver Ivanoviq u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Shtuar më 17/01/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori