Surroi sulmon Haradinajn: Filluat me korrupsion
Mundësi korrupsioni e shpërfillje ndaj parasë publike e cilëson publicisti e shkrimtari Veton Surroi, faljen e 59 milionë eurove që qytetarët dhe bizneset i kanë pasur borxh ndaj shtetit si obligimet të pashlyera ndaj shërbimeve.

Surroi ka thënë gjithashtu se një vendim i tillë është edhe tregues se qytetari i cili paguan me rregull shërbimet është i dënuar nga shteti.

Ai ka shprehur bindjen se ato para do të mund të përdoreshin më mirë në shërbim të qytetarëve, në nevoja urgjente siç i ka quajtur ai sferën e arsimit dhe atë të shëndetësisë.


Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Surroit

Nëse janë falë 59 milionë Euro obligime ndaj shtetit:

– është dritë e kuqe e ndezur për korrupsion

– janë para që kanë mundur të përdoren në cilëndo sferë publike që ka nevojë urgjente parash (prej arsimit te shëndetësia)

– janë para që kur nuk mblidhen nga afarizmi duhet të mblidhen nga xhepat e qytetarëve

– tregon shpërfillje të Qeverisë ndaj parasë publike, pra edhe ndaj interesit publik

– është udhëzim që qytetari që paguan me rregull obligimet është i dënuar nga shteti; i favorizuar është ai që nuk paguan e i falen
Shtuar më 07/10/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori