Surroi rrëfen UÇK-në dhe Thaçin
Veton Surroi ka publikuar librin e tij më të ri me titull "Këmbët e Gjarpërit".

Libri është një rrëfim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky libër nxjerr fakte të ditura dhe të paditura rreth UÇK-së dhe bën po ashtu një prognozë të gjendjes së rëndë të sistemit në Kosovë.

Surroi, gjatë promovimit të librit, u shpreh se çlirimi nuk ndodh vetëm me armë, por ndodh së pari nga eksistenca e popullit shqiptar.

“Kosova në një formë të vetën, në një formë të veçantë të vetën, i rezistoi okupatorit me kreativitet, nuk kishim armë por kishim çelësa, nuk kishim armë por kishim tenxhere, nuk kishim armë por kishim qirinj, nuk kishim mënyrë se si t’i përgjigjeshim dhunës por ngrisnim dy gishtërinjtë - me shpresë që mos të thyheshim. Dhe kur të thyheshim me shpresë që mos të thyhej dora, dhe kur thyhej dora me shpresë që mos të thyhej krahu, që mos të thyhej trupi, dhe rezistuam dhe fituam, ky popull fitoj në tërësinë e tij”, është shprehur ndër të tjera Surroi./albeu.com/


Shtuar më 04/06/2014, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori