Surroi paralajmëron Haradinajn, ia përmend termin skizofreni
Pëlqej
Publicisti Veton Surroi ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka falënderuar Rusinë e cila po mbështet realizimin e interesave serbe në Kosovë.Surroi në një shënim në Facebook ka theksuar se kjo që po bën Lista Serbe mund të quhet nga ta bashkëqeverisjë, por në mjekësi quhet skizofreni,

Postimi i plotë:

Njëri anëtar kyç i koalicionit qeverisës të Kosovës deklaroi sot kështu:

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës serbe.
Kjo është tash pjesë e politikës së jashtme të Kosovës në të cilën një përfaqësues i rëndësishëm i pushtetit të Kosovës, në vizitën e parë që bën ndonjë zyrtar jashtë shtetit, i falënderohet Rusisë për mohimin e suksesshëm të shtetësisë së Kosovës. Në politikë mund ta quajnë bashkëqeverisje, në mjekësi e ka emrin skizofreni.
Shtuar më 14/09/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori