Surroi nxjerr deklaratën bombë të Çekut për veteranët e luftës
Ish-themeluesi i ORA-s, Veton Surroi, ka zbuluar se Agim Çeku kishte kërkuar organizatave të OKB-së në Kosovë që t’i integrojnë në shoqërinë kosovare 12 mijë ushtarët e UÇK-së. Ka thënë se i njëjti njeri, pra Agim Çeku, tash po thotë se ekzistojnë afër 60 mijë veteranë.

“Njëra qasje është që ky pretendim i prokurorit të vërtetohet në proces gjyqësor. Një proces i këtillë do të ballafaqonte pohimin fillestar të komandantit të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, dërguar organizatave të OKB-së në qershor të vitit 1999 se duhet demobilizuar 12 mijë ushtarë të UÇK-së me pohimin përfundimtar të Agim Çekut, kryetarit të Komisionit për evidencimin e veteranëve të UÇK-së, se numri i veteranëve kishte kaluar 50-mijëshin dhe ishte nisur për në shifrën 60 mijë”, ka shkruar Surroi, në një shkrim autorial, botuar në Koha Ditore.

Surroi ka shkruar pa ua përmendur emrat Veselit dhe Haradinajt se dy udhëheqësit e Shtetit kërcënuan prokurorin e dorëhequr pasi nuk ishin pyetur për hetimet që kishin nisur ndaj mashtruesve.

Ka thënë se edhe ky fakt tregon kapjen e shtetit.


Shtuar më 26/08/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori