Surroi: Nuk jam pjesë e ekipit negociator por do të përfshihem në dialog
Publicisti Veton Surroi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me krye parlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilët kanë diskutuar rreth bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se do ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi në kuadër të projektit të KFOS-it, por se nuk do të bëhen pjesë e tij.

“Sot u takova me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, si pjesë e projektit të KFOS-it për mbështetje në proces negociator. Nesër takohemi me Albin Kurtin dhe me Fatmir Limajn. Pra, bëhet fjalë për iniciativë të KFOS-it që si shoqëri civile të mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator”, ka thënë Surroi.

Ai ka theksuar se, me gjithë ndihmën që do t’i ofrojë këtij procesi, nuk do të jetë pjesë e ekipit negociator.

“Pozicioni im është të mos jem pjesë e ekipit negociator, por të ndihmojmë si shoqëri civile”, ka potencuar publicisti Surroi.


Shtuar më 04/12/2018, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori