Armë dhe drogë, prangoset shqiptari në Selanik! Pjesë e një prej organizatave më të rrezikshme (FOTO LAJM)

Një shqiptar u arrestua në Selanik të Greqisë pasi dyshohet se trafikonte drogë.

Bëhet fjalë për një 48-vjeçar, i cili sipas informacioneve nga policia e vendit fqinj, rezulton të jetë anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të trafikut të drogës.

Ky rrjet dyshohet se trafikon sasi të mëdha droge brenda dhe jashtë vendit.

Shqiptari u arrestua bashkë me bashkëpuntoren moldave, teksa iu gjetën 35 kg kanabis, 2 pako kokaine, pistoletë, celularë dhe një makinë e dyshuar për aktivitetin kriminal./albeu.com