Surroi: Me e burgos Dedën, sikur të burgosësh një fëmijë t’çerdhes
Publicisti Veton Surroi reagon lidhur me burgosjen e drejtorit të KIPRED-it Ilir Deda dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Yll Hoxha.

Përmes rrjetit social Facebook, Surroi shprehet se të arrestosh ata dy për prishje të rendit dhe qetësisë publike, është sikur për këtë gjë t’i arrestosh fëmijët e çerdhes.

“Pushteti i cili sot burgos Yll Hoxhën dhe Ilir Dedën për “sulm ndaj personit zyrtar me pasoja të rënda” do t’i burgosë nesër fëmijët e çerdheve për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” shkruan Surroi në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori