Surroi: Marrëveshjet të dërgohen në Kuvend
Veton Surroi
Për Kryeministrin Hashim Thaçi, Veton Surroi është shprehur që " do të ishte e moralshme që ai të kërkoj votëbvesimin në Kuvend. Aty ai duhet të thotë se Rezoluta1244 është fitore me të cilin unë lidhi pushtetin tim, prandaj kërkoj votëbesim".

“Marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Kosovës e Serbisë duhet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës, për tu vlerësuar se a janë të pranueshme a jo. Vendimet e Brukselit kanë efekt të drejtëpërdrejt në qytetarët e Kosovës, Këta të fundit kanë të drejtë që të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre a janë të drejta këto marrëveshje dhe a janë në interes të tyre apo nuk janë” ka deklaruar për Kohavizion, publicisti Veton Surroi.

“Marrëveshjet mes shteteve duhet të kalojnë në procesin e ratifikimit. Nëse ky vend është demokraci atëherë duhet të pyeten qytetarët dhe të marrin vendim se cka është interesi i tyre” është shprehur mes tjerash Surroi, i cili ka komentuar marrëveshjen e sotme të arritur në Bruksel për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën në të cilën do të përfaqësohet Kosova në forumet rajonale.

Sipas Surroit “Marrëveshjet e arritura nuk kanë normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Raportet mes tyre janë më të mira se vjet por nuk mund të themi se janë normalizuar. Nëse punët shkojnë kështu do të fillojnë negociatat për veriun, e edhe ato do të përfundojnë si kvto tash, pra me kompromise”.
Për Kryeministrin Hashim Thaçi, Veton Surroi është shprehur që ” do të ishte e moralshme që ai të kërkoj votëbvesimin në Kuvend. Aty ai duhet të thotë se Rezoluta1244 është fitore me të cilin unë lidhi pushtetin tim, prandaj kërkoj votëbesim”.

Marrëveshjet e arritura mes delegacioneve të Kosovës e Serbisë, sipas Surroit, nuk kanë marr parasyshë interesin e Kosovës. “Nëse shteti i Kosovës pranon në formë të heshtur dhe i zbaton ato, kjo do të konsiderohet si pranim i tyre”, ka thënë mes tjerash ai.
Surroi është ndalur edhe në diskursin publik. Akuzat apriori që ndodhin në skenë politike, qoftë nga vendorë qoftë nga ndërkombëtarët, ku dikush quhet tradhëtar apo antiamerikan janë “gjuhë Kamishash” ka potencuar Surroi.

Debati në Kosovë duhet të vendoset në rrafshin racional, është shprehur mes tjerash ai.
Shtuar më 24/02/2012, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori