Surroi: Kosova nuk ka obligim as nga Ahtisaari e as nga Kushtetuta
Shkrimtari, publicisti dhe politikani Veton Surroi, duke polemizuar me politikanë të pozitës në Kosovë, rithekson se Pakoja e Ahtisaarit nuk parasheh formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Përmes një statusi të bërë në Facebook Surroi, u shpreh se është i angazhuar për dialogun politik. por paraprakisht ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë Donika Kadaj - Bujupi dhe Albin Kurti, transmeton Koha.net.

"E pash citatin e pikave të Pakos Ahtisaari. Dhe prapë konstatoj:
Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë, njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kosova ka obligim që të kthehet në dialog politik, duke i liruar fillimisht të burgosurit politikë, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.

Para se të përpiqet të normalizojë marrëdhënie me këdo, Kosova ka nevojë ta normalizojë veten", ka shkruar Veton Surroi në Facebook. /albeu.com

Shtuar më 07/12/2015, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori