Surroi i reagon shqiptarëve që u lutën për Turqinë: U lutët për vrasje
Publicisti Veton Surroi ka reaguar në profilin e tij në Facebook për lutjen që mbrëmë është mbajtur në një xhami në Prizren për fitoren e Ushtrisë turke në Siri.

Ishte bërë në organizim të Bashkësisë Islame në Kosovë e të zyrtarëve fetarë nga Turqia ndërsa në të kishin marrë pjesë edhe ushtarë të KFOR-it turk.

“Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Bashkësitë fetare duhet të luten për paqe, e posaçërisht ato të Kosovës dhe vendeve që kanë pësuar nga lufta .

Bashkësia islame në Prizren që u lut për fitore të një ushtrie, u lut njëkohësisht për vrasjen e njerëzve, me e pa armë, të rritur e fëmijë, të cilët do të goditen nga ajo ushtri.

Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj.


Shtuar më 25/01/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori