E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Surdulli merr mbështetjen e AKR-së për balotazh (FOTO)

Aleanca Kosova e Re në Kamenicë dhe dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë Komunë, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e kandidatit të kësaj të fundit, Shaip Surdulli në garën për kryetar të Komunës, në balotazhin e 19 nëntorit, ku do të garojë me kandidatin e VV-së, Qëndron Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së AKR-së në këtë qytet, Fatmir Matoshi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Matoshi ka treguar se AKR dhe LDK kanë nënshkruar marrëveshje edhe për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare në Kamenicë.

Kryetarin e Kamenicës">Kamenicës për katër vjetët e ardhshëm do ta përcaktojë balotazhi, që zhvillohet më 19 nëntor, ndërmjet Qëndron Kastratit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Surdullit të LDK-së.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Të dashur qytetarë të Kamenicës">Kamenicës

Anëtarë e mbështetës të AKR-së

Dega e AKR-së sonte unanimisht vendosi që të arrijë marrëveshje për bashkëpunim me LDK-në për zgjedhjet e ballotazhit dhe qeverisjen e ardhshme katërvjeqare në Kamenicë.

Ftoj qytetarët e Kamenicës">Kamenicës që ta mbështesim kandidatin tonë të përbashkët për Kryetar Komune z. Shaip Surdulli.
Na priftë e mbara. /albeu.com/



Shtuar më 06/11/2017, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori