Sulmohet prokurori pas seancës gjyqësore në Ferizaj
Prokurori i Prokurorisë ThemeloreFerizaj, Valdet Avdiu është sulmuar pas një seance gjyqësore.

Për këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) janë shprehur të shqetësuar me aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë ThemeloreFerizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës ThemeloreFerizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

“Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre.

Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.​
Shtuar më 03/04/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori