Manchester Utd fiton me rezultatin e thellë ndaj Liverpool, Ten Hag e nis me këmbë të mbarë (VIDEO)

Sot, në orën 15:00 është luajtur ndeshja miqësore e dy nga klubeve më të mëdha të Premier League, Manchester United-Liverpool.

Tekniku më i ri i “Djajve të Kuq” e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen e tij të parë. Manchestër United arriti të fitonte me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Liverpool. I pari që shënoi ishte Sancho në minutën e 12-të.  Më pas Fred në minutën e 30-të ka dyfishuar shifrat, dhe tre minuta më vonë, Martial shënoi të tretin.

Golin e katërt e shënoi Pellistri në minutën e 76-të duke e mbyllur realizimin e golave për këtë miqësore./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 17:35