Gazetari i KALLXO.com
Taulant Osmani është kërcënuar sot teksa po ndiqte një protestë të shoqërisë civile në Gjilan.
Taulant Osmani, gazetari është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan
kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.
Gazetari
Osmani tha se ishte duke e incizuar një debat mes personave që po protestonin
kundër zhvendosjes dhe atyre që ishin pro saj, kur njëri nga të përfshirët në debat e kërcënoi pse po incizonte, ndërsa dy të tjerë tentuan ta sulmonin dhe t’ia merrnin telefonin.
“Unë si gazetar për të paraqitur atë se
qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin nes tyre, dhe personi në fjalë reagon ashpër, më vërsulet me fjalet pse po xhiron. Ne atë moment kanë ndërhy edhe dy persona të tjerë të cilët më kanë shtyrë, sha e duke ma kapur telefonin”, tha
Taulant Osmani.
Osmani tregoi se sikur të mos ndërhynin
qytetarët tjerë të pranishëm, nuk e di se çfarë do t’i ndodhte.
“Nëse nuk kishin me reagu
qytetarët për të hyrë ne mes, nuk e di çka kish me ndodhë”, tha
Osmani.
Ai, kërcënimin dhe tentim-sulmin ndaj tij sot e ka paraqitur edhe në polici.
Nga janari deri në gjysmën e tetorit të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 23 raste që lidhen me sulmet dhe veprat tjera
kundër gazetarëve.
Shtuar më 11/11/2017,
ora 16:09