Sulmohet një femër e Shqipërisë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër shtetase e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë –pistoletë e cal. 6 mm. Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori