Sulmohet deputeti i Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte rreth orës 20 është sulmuar me gurë e shishe deputeti dhe Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VV-së, Ismajl Kurteshi, si dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari.

Siç thuhet në njoftim, Ismajli, Ruzhdiu e disa aktivistë të VV-së u sulmuan pas përfundimit të VV-së në fshatin Carralevë, shkruan Periskopi.

Nga ky sulm bëhet e ditur se ka marrë lëndime aktivisti Arbër Krasniqi – dhe VV thotë se e gjitha ka ndodhur në prani të policëve – të cilët ishin 5 metra larg tyre.
Shtuar më 16/10/2017, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori