Sulmohet automjeti i EULEX-it
Pëlqej
Persona të panjohur kanë sulmuar një makinë të EULEX-it, gjatë kohës kur makina ishte në lëvizje, ka njoftuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.
Në makinë gjendej një punonjës i EULEX-it, për të cilin Krasniqi tha se ka shpëtuar pa lëndime.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke bërë hetime në vendin e ngjarjes, jo larg selisë qendrore të këtij misioni në Prishtinë.

Krasniqi nuk ka dhënë detaje se me çfarë është sulmuar makina.
Shtuar më 23/11/2010, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori