Sulmi në Ankara, Mustafa ngushëllon Davutoglunë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram homologut të tij turk, Ahmet Davutoglu, ku shpreh ngushëllimet më të sinqerta pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.


telegram, kryeministri Mustafa, shpreh pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë turke, në këto momente të vështira.

Kryeministri Isa Mustafa, shpreh solidaritetin e Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe akteve terroriste, nga kushdo që kryhen ato. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2015, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori