Sulmi ndaj Hotit, reagon Kurti: Këto veprime nuk e shqetësojnë qeverinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurta, ka reaguar pas sulmit që i është bërë ditën e sotme zëvendëskryeminstrit, Avdullah Hoti.

Kurtipostimin e tij tha se këto veprime të dirigjuara nga marazi i ngelur me 6 tetor e 3 shkurt nuk e shqetësojnë qeverinë e re që po punon për të mirën e vendit.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.
Shtuar më 22/02/2020, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori