Sulmi ndaj autobuzit të linjës Vjenë-Prishtinë, Hoxhaj: BE-ja të reagojë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një autobus i linjës Vjenë-Prishtinë u sulmua mëngjesin e së dielës në Krushevc të Serbisë nga persona të panjohur. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.

Ndërkohë, lidhur me sulmin ndaj autobusit, autoritetet e Kosovës kanë reaguar menjëherë.

Për këtë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë për "Klan Kosovën" se Serbia nuk duhet të lejojë që të tilla incidente të ndodhin.

"Do ta ngre si çështje në disa shtete të Bashkimit Evropian", ka thënë Hoxhaj.

Sulmin e ka dënuar edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka theksuar se sulme të tilla dhe pengimi i lëvizjes janë shkelje e marrëveshjes për lëvizjes të lirë e cila është arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë. /albeu.com/




Shtuar më 20/03/2017, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori