Suedia mbështet reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, i kryesuar nga Ann-Marie Bolin Pennegårdnw, ka vizituar sot Ministrinë e Drejtësisë, ku janë pritur nga Zëvendësministri, Abdyl Ymeri.

Në këtë takim pasi u vlerësua bashkëpunimi dhe ndihma e Suedisë dhënë për Kosovën, u diskutua për reformimin e sistemit të drejtësisë, për bashkëpunimin me EULEX-in dhe për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në forcimin e rendit dhe ligjit.Zëvendësministri Ymeri, para mysafirëve prezantoi punët që janë bërë dhe janë duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Ndërsa, Kryeprokurori Kabashi dhe Kryetari i Gjykatës Supreme Hasani, prezantuan funksionimin e sistemit të ri gjyqësor dhe prokuroria të filluar nga janari i këtij viti.

Përfaqësuesit nga Suedia, pasi ofruan mbështetjen e tyre në reformimin e sistemit të drejtësisë, inkurajuan institucionet e Kosovës për vazhdim të reformimit të drejtësisë, që sipas tyre, reforma në vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, është proces i vazhdueshëm për secilin shtet. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori