Merr fund miqësia mes Monikës dhe Arjolës? Gazetarja zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte gazetarja e njohur Iva Tiço e cila së fundmi ka qenë në rolin e opinionistes në “Fun Club” për të dhënë opinionet e saj në lidhje me banorët e “Big Brother Vip”. Tani që spektakli ka përfunduar, si e ka gjetur jeta Ivan dhe çfarë opinioni ka në lidhje me sherrin viral mes Xheisarës dhe Arditit. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, shumë njerëzve pas daljes së Arjolës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri iu bëri përshtypje reagimi i saj tepër i ftohtë madje dhe agresiv ndaj mikeshës më të mirë së saj, Monika Lubonjës. Si e ka parë Iva Tiço këtë situatë?

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet.”


Shtuar 21.02.2022 14:21