Studenti francez ia plas në fytyrë gjenocidin, tërbohet Daçiç
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç i është përgjigjur me ashpërsi një studenti francez. i cili gjatë ligjëratës së tij ka pyetur për gjenocidin që e ka bërë Serbi.

Ivica Dacic u ka folur anëtarëve të organizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike Sciences Po në Paris.

RTV.rs bën të ditur se kur një student e ka pyetur për gjenocidin e paradokoshëhm, të cilin e ka bërë Serbia, Daçiç ka qenë i ashpër dhe ka pyetur kush po thotë se Serbia ka bëtë gjenocid dhe se kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pasur parasysh viktimat serbe në Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo është dëshmi se sa jeni të indoktrinuar dhe se nuk mendoni racionalisht”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “mos serbët kanë bërë gjenocid ndaj vetes, duke pasur parasysh se në vendet në rrethinë kanë mbetur më pak se sa kanë qenë.
Shtuar më 08/04/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori