Studentëve nga Lugina po iu vështirësohet të studiojnë në Kosovë dhe në Maqedoni
Pëlqej
Me qindra studentë nga Lugina e Preshevës nuk kanë zgjedhur këtë vit të studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në atë të Evropës Juglindore në Tetovë, për shkak të problemeve me leje qëndrimin.

Një gjë e tillë ka bërë që studentët nga Lugina të zgjedhin universitetet e Kosovës, ose të tjerat në rajon.

Vitin e kaluar qindra studentë shqiptarë të këtij rajoni u përballën me peripeci të mëdha burrokratike dhe odisetë e kthimit dhe deportimit nga pikat kufitare nga ana e autoriteteve kufitare maqedonase.

Një informacion i tillë është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të komunës së Preshevës në Serbi.

Edhe përkundër apeleve të studentëve dhe autoriteteve komunale për të rregulluar dhe thjeshtësuar procedurën për studentët e Luginës, autoritetet e MPB-së në Maqedoni nuk bënë asnjë hap pozitiv, por duke qëndruar në vendimin se kjo çështje duhet të rregullohet ashtu siç është paraparë me ligjin për të huaj, transmeton INA.

Ndërkaq, studentëve nga Lugina iu kanë lindur probleme edhe në Kosovë, pasi mosimplementimi i marrëveshjes Kosovë - Serbi për njohje reciproke të diplomave bën që studentëvge të mos iu njihet diploma në rast se kthehen në vendin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori