Lëndohen policë e protestues para rektoratit të UP
Qindra studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur para rektoratit të Universitetit të Prishtinës edhe sot për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

Në mesin e protestuesve ka qenë edhe Veton Surroi, Flaka Surroi, Halil Matoshi, Igballe Rugova, Imer Mushkolaj, Ilir Deda, Lumir Abdixhiku, Blerta Syla, e fifura të tjera të njohura.

Pas tentativës së studentëve, policia ka filluar përdorimin e ‘sprejit’. Të paktën një polic raportohet se është lënduar por gjithashtu njoftohet se ka të lënduar edhe në mesin e protestuesve.

Konflikti filloi pasi potestuesit kanë hyrë në oborrin e Rektoratit të UP-së, dhe kanë tentuar të hyjnë edhe brenda objektit, aty ku aktualisht po qëndron Rektori Ibrahim Gashi dhe Këshilli Drejtues. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori