Studentët nuk njohin Hasan Prishtinën, reagojnë historianët (VIDEO)
Shumë studentë në pjesën më të madhe të fakulteteve në Kosovë(nuk është çudi që njësoj të jetë dhe në Shqipëri), nuk njohin veprimtarinë e figurave që mbart institucioni ku ata shkollohen.

Një rast i tillë raportohet me studentët e Universitetit të Prishtinës, pasi janë pyetur për veprimtarinë e atdhetarit Hasan Prishtina.

Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë asnjë informacion.

Ky konstatim ka dalë nga sondazhi i realizuar me 675 studentë të nëntë fakulteteve të UP-së.

Të njëjtët studentë janë pyetur edhe për këngëtarin Getoar Selimin, për të cilin kanë pasur shumë njohuri.

Madje dinin edhe këngët e kënduara prej tij.
Shtuar më 09/01/2018, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori