Studentët në protestë nesër para rektoratit
Pëlqej
Studentët e degës së mjekësisë pritet të protestojnë nesër para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Protesta është menduar të organizohet ne shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë që studetët prentendojnë të ketë patur gjatë provimit pranues.

“Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues, me ç’rast për shkak të gabimit teknik nga ana e Universitetit, mbi 50 studentë kanë mbetur pa u pranuar", kanë thënë organizatorët.

Sot, Këshilli Organizativ i Departamentit të Mjekësisë pranë UP do të mbajë një konferencë për mediat, ku dhe do të paralajmërojë zhvillimin e protestës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 08:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori