Studentët kosovarë mund të studiojnë në SHBA
Pëlqej
Me mbështetjen e qeverisë amerikane, 160 studentë nga Kosova do të mund të studiojnë në SHBA.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Ann Jocabson ka theksuar se përmes programit për lidership, 160 studentë kosovarë do ta kenë mundësinë të studiojnë në Amerikë.

Ajo ka shtuar se pas studimeve studentët mund ta japin kontributin e tyre në shtetin e vet, pra në Kosovë.

Edhe rektori Ramadan Zejnullahu e ka vlerësuar këtë program të rëndësishëm për të ardhmen jo vetëm te të rinjve që do të studiojnë në këtë program, por në përgjithësi për gjithë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori