Studentët i tregojnë Jabllanoviçit foto të masakrave në Kosovë
Një grup studentësh kanë protestuar ditën e sotme para ministrisë për Komunitet dhe Kthim, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa shkarkimin e ministrit Aleksander Jabllanoviç. Në oborrin e këtij institucioni, studentët kanë vendosur fotografi të të vrarëve dhe tëmasakruarve gjatë luftës në Kosovë.

Në këto fotografi, studentët protestues kishin vendosur edhe mbishkrime se “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”.

Ata kanë vendosur edhe një fotografi të montuar me fytyrën e Jabllanoviçit, ku shkruhet “Jabllanoviq ‘i vogël’, këto janë masakrat që kreu shteti serb, mos i harro”. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori