Studentët e Universitetit të Gjakovës bojkotojnë mësimin
Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", kanë bijkotuar mësimin, dhe theksojnë se kjo do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të këtij parlamenti.

"Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të UGJFA-së që t'i bashkohen këtij bojkotit", thuhet në njoftimin e Parlamenti i Studentëve.

Parlamenti Studentor i Universitetit publik të Gjakovës, "Fehmi Agani" të enjten që shkoi në Gjakovë protestuan në shenjë të pakënaqësisë me "gjendjen aktuale që e ka kapluar Universitetin".

Sipas organizatës studentore "pengesë për këto janë disa persona brenda mureve të Universitetit që vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën apo funksionin e tyre në stafin administrativ e që ushtrimin e detyrës po e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Nga këta persona vazhdimisht kemi kërcënime dhe shantazhe, duke bërë sjellje arrogante ndaj nesh dhe studentëve në përgjithësi". /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2015, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori