Strukturë e veçantë në veri të Kosovës
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se nuk është paraparë krijimi i një strukture të veçantë në veri të Kosovës. Ambasadori britanik i bëri këto komente gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”, ku ka pranuar se do të ketë bisedime për veriun.

Studentët i kanë bërë disa pyetje ambasadorit, se a mund të krijohet edhe në Kosovë një Bosnje e dytë me krijimin e strukturave të veçanta, por përgjigja e ambasadorit ka qenë që kjo nuk është e pranueshme.

Ai ka pranuar se do të ketë bisedime për veriun, pasi që siç ka thënë ai nuk mund të bisedojë Prishtina dhe Beogradi pa u përfshirë edhe banorët lokal të veriut, raporton Telegrafi.

“Në media ka qenë se ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, ka thënë se do të ketë bisedime edhe për veriun. Në shtigje afatgjata do të ketë bisedime edhe për veriun. Nuk mund të bisedohet mes Prishtinës dhe Beogradit pa banorët lokalë në atë pjesë”, ka thënë Cliff. Por, sipas tij, është e sigurt se nuk do të ketë një strukturë si në Bosnje.

Ndërsa duke folur rreth përfaqësimit të Kosovës me fusnotë, ka thënë se kjo është një gjë e mirë, por nuk është ideale.
Shtuar më 13/03/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori