Do të bëhet nënë, kush ia zbuloi sekretin aktores shqiptare (FOTO LAJM)

Arta Dobroshi do të bëhen nënë!

Aktorja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël, por lajmin nuk e zbuloi ajo vetë.

Ushtaraku britanik Martin Broëning, gjatë kthimit të tij të Kosovë, 21 vite pas çlirimit, kërkoi dy përkthyesit e tij Arta dhe Genc, të cilëve nuk ua mbante mend mbiemrin.

Genci dhe Arta ishin përkthyesit e tij që kishin ardhur nga Maqedonia në ditën kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.

Dhe teksa fliste për dy miqtë e tij, ushtari u shpreh se ata nuk kanë ndryshuar, përveç faktit që Arta është shtatzënë.

Ai shprehet se nuk e dintë që Arta është tashmë një aktore, pasi nuk ua mbante mend mbiemrat. Në kohën kur u njohën bashkë ata ishin studentë.

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi ka qenë së fundi pjesë e serialit të njohur “Gangs of London”, ku gjithashtu ishte shtatzënë në rol. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.


Shtuar 24.06.2020 15:16