Stoltenberg: Të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit
Sekretari i përgjithshëm NATO-së, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Kosovë ka theksuar se duhet të bashkohen të gjithë në luftën kundër terrorizmit pasi që ky fenomen një shoqërie, një feje apo një kombi. Në takimin e zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, u bisedua për bashkëpunimin me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.

Stoltenberg ka shtuar se NATO nuk do të vendos për krijimin e Forcës së Armatosur por rekomandojë që secili vendim të merret me pajtimin e të gjithëve për të mos e dëmtuar progresin e arritur.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të qëndrojë në Kosovë në mision të kushtëzuar dhe do të qëndrojë deri në atë moment që e sheh se në këtë vend është arritur një stabilitet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se po bëjnë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhen me pëlqim të të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori