Stoltenberg-mediave serbe: Bombardimi nga NATO, i duhuri
Në një intervistë për Tanjug sekretari i përgjithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg u shpreh se roli i ndërhyrjes së NATOS-s në vitin 1999 nuk ishte kundër popullit të Jugosllavisë, por të mbronte civilët në rajon dhe më gjerë.

Në bombardimet ndaj caqeve jugosllave kanë marrë pjesë 19 vende të aleancës dhe ato kanë zgjatur 78 ditë.

"Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë", citohet të ketë thënë Stoltenberg.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e sulmeve të NATOS-s i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg ku mes të tjerash thuhet se populli i Kosovës do t’I jetë mirënjohës SHBA-së dhe shtetve anëtare të NATOS-s.

"Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s", ka shkruar Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori