Stojanovic: Nëse nuk ka AKS, nuk ka as Marrëveshje të Brukselit
Branimir Stojanovic
"Vendimi për pezullimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është teknokrat dhe ndoshta për pak kohë do të shërojë dhembjen pas vendimit të UNESCO-s".

Kështu është shprehur zv/kryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviç.

"Për ne, më e rëndësishmja është që sa më parë të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pres që ai (vendimi) të jetë pozitiv, sepse, në rast se është negativ, atëherë s’e di ç’kuptim ka vazhdimi i dialogut dhe nga do të shkojmë pastaj", ka thënë ai, përcjell Koha.

Stojanoviç mendon se, nëse nuk formohet AKS, atëherë nuk ka as Marrëveshje të Brukselit.

"Nëse nuk ka formim të AKS-së, atëherë nuk ka dialog. Atëherë nuk ka asgjë. Atëherë sigurish se do të kthemi katër – pesë hapa prapa. E di, se për sa i përket veprimtarisë sime politike, çfarë do të propozoj lidhur me këtë? Sigurish se ne nuk do të vepronim më tej në ndonjë bashkëpunim, në zhvillimin e disa marrëdhënieve. Sepse do të dilte se ne të gjithë jemi të mashtruar, se dialogu ka qenë një lojë e madhe për të bërë diçka që ndryshe nuk ishte e mundur", ka thënë Stojanovic.

Ai megjithatë ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet e arritura tashmë duhet të zbatohen. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori