Stojanoviç porosi Prishtinës për Asociacionin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviç, ka thënë sot se serbët do vendosin nëse në Ditën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt do të fillojnë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe.

Ai tha se në vitin 2017 në Kosovë do të vazhdohet një proces i komplikuar politik.

"Vendimin nëse në këtë ditë do të fillojmë me procesin e formimit të Asociacionit, ne do sjellim së bashku, ashtu siç kemi bërë deri më tani, por edhe tani unë po ua dërgoj një mesazh të gjithë atyre që duhet ta bëjnë pjesën e tyre të punës në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar, që durimi i serbëve është para fundit", ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviç, transmeton "Tanjug". /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori