Stojanoviç: NATO dhe KFOR-i janë në veri për të shmangur incidentet
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbizotërojë mirkuptimi nëse duan që mes tyre të zgjidhen çështjet që kanë përçarë dy vendet.

Ai ka bërë të ditur se situata aktuale mes të dy vendeve duhet të zgjidhet në mënyrë racionale, pasi kjo situatë është "e pashpjegueshme dhe nuk i bën mirë asnjërës palë", shkruan "Tanjug".

Stojanoviç ka thënë se në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO's Jens Stoltenberg, do të kërkojë që NATO dhe KFOR'i të bëjnë gjithçka që në Veri të mos ketë incidente.

"Do të bisedoj me të për situatën në teren që NATO dhe KFOR'i të kryejnë punën e tyre që mos të na ndodhë asgjë", ka thënë Stojanoviç. /albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori